Autoritetet kineze kanë kërkuar nga një Odë Amerikane e Tregtisë në qytetin Chengdu që ta ndërpresë operimin, thanë të martën zyrtarët e kësaj organizate.
Oda i njoftoi anëtarët e vet të hënën se, në përputhje me ligjet dhe rregulloret kineze, është detyruar që ta ndërpresë veprimtarinë dhe se nuk mund ta vazhdojë më aktivitetin e vet nën emrin e Odës Amerikane të Tregtisë në Kinën Jugperëndimore.
Në deklaratë nuk u përmend ndonjë arsye e saktësuar pse oda është udhëzuar që ta ndërpresë veprimtarinë. Kjo organizatë i promovonte tregtinë dhe investimet mes Shteteve të Bashkuara dhe rajonit jugperëndimor të Kinës.
Benjamin Wang, drejtor i kësaj ode, tha se duket që Ministria e Çështjeve Civile e Kinës po zbaton një rregull që kërkon që në vend të ekzistojë vetëm një odë zyrtare e tregtisë, shkruan Reuters.
Mbyllja e kësaj ode vjen pas pak më shumë se një viti kur Kina e mbyllu konsullatën amerikane në po të njëjtin qytet si hakmarrje për mbylljen e konsullatës kineze në Houston./Express/
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030