Protestat të ashpra kanë shpërthyer sërish pranë qytetit Minneapolis në SHBA, kjo pasi policia qëlloi për vdekje një person me ngjyrë në një ndalesë trafiku.
Burri është identifikuar nga të afërmit e tij është 20-vjeçari, Daunte Wright, shkruan bbc transmeton portali arbresh.info
Tensionet në Minneapolis janë të larta, derisa tani po zhvillohet edhe gjyqi i ish-oficerit, Derek Chauvin, i akuzuar për vrasjen e afro-amerikanit, George Floyd, incident ky që ndodhi majin e kaluar.
Qindra njerëz u mblodhën për të protestuar në qytetin e Brooklyn Center të dielën, ku shpërthyen përleshjet me policinë.
Në anën tjetër, ngjarja e afro-amerikanit, George Floyd, i cili vdiq pasi oficeri ia vendosi gjurin në qafë për më shumë nëntë minuta, nxiti protesta në shumë vende të botës kundër racizmit.
Policia thotë se personi vdiq në vendin e ngjarjes. / arbresh.info/
;
Liverpooli po përgatit një ofertë prej 60 milionë eurosh për...
Izraeli thotë se do të dërgojë ekip shpëtimi për evakuimin e...
KQZ mban mbledhjen e radhës
Qyteti amerikan lejon shitjen e alkoolit pas 120 vitesh
Mbërrin në Shëngjin anija e marinës italiane me 8 emigrantë ...
Rama ndan fotografi nga pjesëmarrja në Komunitetin Politik E...