Mijëra sudanezë vazhdojnë protestat jashtë selisë së ushtrisë në Khartoum, duke kërkuar që Këshilli i Përkohshëm Ushtarak (MTC) i Sudanit t’i dorëzojë pushtetin autoritetit civil, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një predikim të së premtes të mbajtur pranë protestuesve, Adam Ibrahim, një predikues i shquar, i kërkoi MTC-së të ndjek penalisht figurat e afërta me presidentin e përmbysur, Omar al-Bashir, për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve gjatë protestave të fundit.
“Revolucioni i Sudanit qëndron për liri dhe drejtësi për të shtypurit”, tha Ibrahim, duke u bërë thirrje protestuesve që të vazhdojnë të protestojnë derisa të plotësohen të gjitha kërkesat e tyre.
Duke theksuar “rolin e rëndësishëm të ushtrisë në mbrojtjen e vendit dhe kufijve të saj, Ibrahim kërkoi nga MTC të heq dorë menjëherë nga pushteti dhe ta dorëzojë për një administratë civile.
“Ne nuk duam ta lëmë ushtrinë në pushtet për një apo dy vite. Ne tashmë tre dekada kemi pasur qeveri ushtarake”, tha ai.
Më 11 prill, ushtria sudaneze njoftoi “tërheqjen” e Al-Bashirit pas disa muajve të protestave popullore kundër qeverisjes së tij 30-vjeçare.
MTC tani është duke mbikëqyrur një “periudhë dyvjeçare kalimtare”, gjatë së cilës kanë premtuar se do të mbajnë zgjedhje presidenciale.
Megjithatë, protestuesit vazhdojnë të dalin në rrugë për të kërkuar që MTC t’i dorëzojë pushtetin një qeverie të zgjedhur civile.
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...