Vazhdojnë protestat në Jordan, kërkon reforma të reja, dorëheqja e kryeministrit nuk mjafton

17:41 | 4 Qershor 2018
Arbresh.info

Në Jordan po vazhdojnë protestat pas dorëheqjes së kryeministrit të vendit, transmeton arbresh.info.

Kërkesat e tyre përfshijnë një ndërrim të kabinetit dhe kërkesë për reforma të reja.

Protestat kanë filluar javën e kaluar, protesta është kundër reformave të taksave dhe çmimeve të larta.

Kryeministri Hani al-Mulki ka dhënë dorëheqje këtë të hënë.

Dorëheqja e tij është parë si formë për t’i zbutur gjakrat si shkak I krizës ekonomike

Gjithsesi për protestuesit kjo nuk është e mjaftueshme duke parë që heqja e një njeriu të vetëm nuk ka sjellë asnjë zgjidhje për ta.

“Ne do t’i dërgojmë qeverisë një mesazh të ri sot” ka thënë Odai Nofal

“Fuqinë e kanë njerëzit dhe qeveria duhet të jetë e kujdesshme kur ka punë me qytetarët që nga sot” ka shtuar kreu I protestës Odai Nofal./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme