Vazhdojnë protestat në Hungari

20:44 | 22 Dhjetor 2018
Trina Galanxhi

Mijëra hungarezë kanë marshuar pranë pallatit presidencial të premtën vonë, për të protestuar kundër reformave të punës.

Marshimi është udhëhequr nga partia politike MKKP, transmeton portal arbresh.info

Kalimi i dy ligjeve javën e kaluar të mbështetura nga partia e kryeministrit Viktor Orban, ka zemëruar pa masë hungarëzët, të cilët madje ligjin e kanë quajtur “skllavëri”.

Një, i quajtur nga kritikët, “ligji i skllevërve” u lejon punëdhënësve të kërkojnë nga stafi që të punojnë deri në 400 orë në vit për orët jashtë orarit. Ndërsa i dyti që ka të bëjë me gjykatat,ka ngrerë në këmbë popullin pasi besohet se mund të manipulohen lehtë politikisht.

Të premtën është protestuar edhe për mbylljen e universiteteve që financoheshin nga George Soros./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme