Prej më shumë se 4 muajsh në Izrael mbahen protesta për dorëheqjen e Netanyahut për shkak të gjykimit të tij për korrupsion dhe keqmenaxhimin e procesit të COVID-19.
Në Izrael vazhdojnë protestat kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu pavarësisht karantinës së shpallur për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19).
Mijëra protestues në formën e kolonave nga qytete të ndryshme të vendit u mblodhën përpara rezidencës kryeministrore në Kudsin Perëndimor.
Protestuesit shpeshherë brohorisnin me sloganin “Bibi (Netanyahu) kthehu në shtëpi” dhe ftuan kryeministrin të japë dorëheqje për shkak të gjykimit të tij për korrupsion dhe keqmenaxhimin e procesit të COVID-19.
Ndërkohë ka tërhequr vëmendjen se disa protestues mbanin të veshur bluza me mbishkrimin “Kryeministri i krimit” si dhe hapën pankarta me shkrimet “Të jesh i sëmurë në demokraci është më mirë se të jesh i shëndetshëm në diktaturë”.
Policia bllokoi rrugët që dalin në sheshin ku zhvillohet protesta dhe bëri njoftime të shpeshta duke paralajmëruar protestuesit që të kenë kujdes distancën fizike.
Ka rënë në sy se disa protestues kishin marrë me vete shiritë për të zbatuar rregullat e distancimit fizik.
Prej më shumë se 4 muajsh në Izrael mbahen protesta për dorëheqjen e Netanyahut për shkak të gjykimit të tij për korrupsion dhe keqmenaxhimin e procesit të COVID-19.
Kabineti i kryeministrit izraelit kërkoi të kufizojë protestat me arsyetimin e karantinës por parlamenti e kundërshtoi këtë./AA/
Sara e emocionuar flet për dëshirën e saj të fundvitit
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...