Në mbarë Indinë janë duke vazhduar protestat kundër Ligjit për shtetësinë, i cili u ndryshua për t’i hapur rrugë marrjes së shtetësisë gjashtë pakicave fetare që vijnë nga vendet fqinje duke i përjashtuar myslimanët, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve të mediave indiane, studentët e universiteteve në vende të ndryshme të vendit kanë organizuar protesta gjatë ceremonive të diplomimit.
Në Universitetin Jadavpur të Kolkata, kryeqytetit të shtetit Bengali Perëndimor, një studente e marrëdhënieve ndërkombëtare Debosmita Choudhury, në ceremoninë e diplomimit protestoi ligjin në fjalë duke grisur një kopje të ligjit.
Gjithashtu edhe 25 studentë të tjerë protestuan duke mos u ngritur në këmbë kur u thirrën në skenë për të marrë diplomat.
Një student Sikh, Rajat Singh, nga Universiteti Banaras Hindu (BHU) në qytetin Varanasi të shtetit Uttar Pradesh, duke reaguar ndaj ligjit në ceremoninë e tij të diplomimit refuzoi të marrë diplomën.
Ai tregoi se rreth 70 studentë janë arrestuar gjatë protestave. “Nuk pranova diplomën për arsye se shumë studentë u arrestuan më 19 dhjetor. Jam kundër këtyre arrestimeve. Jam kundër çdo ligji që përpiqet të përçaj popullin”, tha ai.
Ndërkohë që 10 ditë vazhdojnë protestat e qindra personave shumica e të cilëve gra duke u ulur në periferinë e kryeqytetit New Delhi.
Nga ana tjetër avokatët e organizuar nëpërmjet rrjeteve sociale në vendet e ndryshme të Indisë, u mobilizuan që t’u sigurojnë mbështetje ligjore atyre që janë arrestuar.
– “Për indianët ka vetëm një shtet, India”
Kryeministri i shtetit Gujarat nga partia në pushtet në Indi, Partia Popullore e Indisë (BJP), Vijay Rupam, në mitingun që e organizoi në qytetin Ahmedabad për të mbështetur ligjin, tha se muslimanët kanë 150 vende ku mund të shkojnë. “Për indianët ka vetëm një shtet, dhe ajo është India”, tha ai i cili shkaktoi reagime në rrjetet sociale.
Në raportin në të cilën është hetuar dhuna dhe aktet e policisë të ndodhur javën e kaluar në Universitetin Musliman Aligarh, thuhet se forcat policore i kanë sulmuar studentët duke brohoritur slogane “Jai Shri Ram” (Qoftë i përshëndetur Zoti Ram).
Policia gjithashtu me slogane të ngjashme ka djegur dhe dëmtuar motoçikletat dhe mjetet e ndryshme të studentëve.
– Myslimanët nuk përfshihen në ligj
Protestat në vend organizohen që nga 9 dhjetori për të kundërshtuar ligjin i cili mundëson dhënien e shtetësisë për migrantët jomyslimanë që kanë hyrë në vend para 31 dhjetorit të vitit 2014, ndërsa myslimanët nuk përfshihen në këtë ligj.
Ligji i miratuar parasheh që budistët, sikhët, jainët, parsit, hindut dhe të krishterët të cilët kanë ikur nga presionet fetare veçanërisht nga Pakistani, Bangladeshi dhe Afganistani, të mund të marrin shtetësinë në rast se tregojnë letërnjoftimet e tyre dhe dëshmojnë se jetojnë në Indi më gjatë se 6 vite ndërsa muslimanët janë përjashtuar nga ky ligj.
India është vendi i dytë me popullsinë më të madhe myslimane në botë. Mendohet se ligji do të shndërrojë 200 milionë myslimanë, qytetarë të klasës së dytë dhe një hap për t’i lënë ato pa shtet. Gjithashtu ligji kritikohet se me anë të tij do të deportohen myslimanët ose do të burgosen.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...