Parisi nuk ka gjetur qetësi as këtë fundjavë, pasi “jelekët e verdhë” dhe protestuesit që po kundërshtojnë reformën e ardhshme për pension kanë vërshuar rrugët.
Franca ka duruar një muaj të plotë protestash kundër reformës të diskutueshme, ndërsa tanimë ka hyrë në ditën e 31 të saj, transmeton portal arbresh.info
As në protestën e fundit nuk kanë munguar përleshjet me forcave policore dhe protestuesve.
Protestuesit kanë mbajtur flamuj të sindikatave të ndryshme dhe pankarta në të cilat theksohej reforma e pensioneve.
Protestuesit kanë shprehur edhe pakënaqësinë e tyre nga Presidenti Emmanuel Macron, ku ndër të tjera në pankarta kishin shkruar edhe “të urrej Macron”.
Deri më tani, protesta mbetet relativisht paqësore pavarësisht nga një numër i madh i njerëzve që marrin pjesë janë raportuar vetëm përleshje të vogla me policinë dhe përdorim shumë të kufizuar të gazit lotsjellës.
Protestat e pensioneve, të mbështetura gjerësisht nga sindikatat franceze, filluan në fillim të dhjetorit, duke marrë një mori tubimesh masive, përpjekje për të bllokuar infrastrukturën dhe me greva të ndryshme.
Trazirat u shkaktuan nga plani i qeverisë për të hequr 42 skemat ekzistuese të pensioneve dhe në vend të kësaj të nxirrte një të unifikuar, të bazuar në një pikë./arbresh.info/
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor