Dhjetëra njerëz janë lënduar si pasojë e përleshjes në mes të protestuesve dhe policisë në natën e dytë në Bjellorusi, pasi rezultatet zyrtare i dhanë fitore të thellë liderit autoritar Alexander Lukashenko.
Lukashenko u përgjigj me një goditje të ashpër të demonstratave, duke e përqeshur opozitën si “dele” të manipuluar nga të huajt, transmeton portali arbresh.info.
Mbështetësit e opozitës janë në mbledhur në Minsk duke kënduar “Jetë të gjatë Bjellorusisë!” gjersa forcë e madhe e policëve bllokonte lëvizjen.
Rreth 1.000 protestues u mblodhën pranë një qendre të madhe tregtare në qendër të Minskit, dhe policia përdori granata të zjarrit dhe plumba gome për t’i shpërndarë ato.
Një person vdiq pasi një eksploziv shpërtheu në duar, shkroi një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të Bjellorusisë në kanalin e saj Telegram.
Grupi për të drejtat Viasna tha se protestuesit u mblodhën edhe në disa qytete të tjera bjelloruse, përfshirë Brestin, Mogilev dhe Vitebsk, ku u zhvilluan gjithashtu arrestime.
Goditja e policisë tërhoqi kritika të ashpra nga kryeqytetet evropiane dhe ka të ngjarë të ndërlikojë përpjekjet e Lukashenkos për të korrigjuar lidhjet me Perëndimin në mes të tensioneve me aleatin dhe sponsorin e tij kryesor, Rusinë./arbresh.info/
Sot dita e fundit për regjistrim të votuesve nga diaspora
Përurohet sot renovimi në hemodializën të Spitalit në Prizre...
Parashikimi i motit për sot
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...