Ish-ministri i Financave i Britanisë së Madhe, Philip Hammond, ka akuzuar kryeministrin, Boris Johnson, se po përpiqet të shkatërrojë mundësinë e një marrëveshje të re të Brexit-it, duke bërë kërkesa që BE-ja kurrë nuk mund t’i pranonte.
Në një artikull të Times, Hammond tha se një dalje e Britanisë nga BE-ja pa marrëveshje, do të ishte “një tradhti” e rezultatit të referendumit 2016.
Ai tha se kjo “nuk duhet të ndodhë”.
Një burim nga qeveria tha se Britania e Madhe do të largohet më 31 tetor përkundër “përpjekjeve më të mira të ish-ministrit Hammond për të kundërtën”.
Burimi shtoi se ish-ministri “bëri gjithçka që mundi” për të bllokuar përgatitjet për largim dhe kishte “minuar negociatat”.
Por, Hammond i hodhi poshtë këto pretendime.
Marrëveshja e negociuar me BE-në nga ana e ish-kryeministres, Theresa May, u rrëzua tre herë nga parlamenti britanik.
May më pas dha dorëheqje dhe u pasua nga Boris Johnson.
Ai ka thënë se do të largojë Britaninë e Madhe edhe nëse nuk arrin një marrëveshje të re me BE-në.
Zyrtarët e Bashkimit Evropianë deri më tani kanë kundërshtuar të rinegociojnë marrëveshjen.
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...