Izraeli ka vazhduar me operacione ushtarake në Rripin e Gazës dhe Liban, përderisa raportohet se dhjetëra civil janë lënduar pasi një kamion goditi një stacion të autobusëve në Izrael.
Forcat izraelite kanë vazhduar me operacione në Rripin e Gazës si dhe me sulme ajrore brenda Libanit. Sipas raporteve, dhjetëra civilë janë vrarë gjatë operacioneve në Beit Lahya, përderisa ka njoftime edhe për viktima në pjesët tjera të territorit.
Organizatat humanitare edhe një herë bënë thirrje për të ndaluar dhunën në këtë territor, duke thënë se e tërë Gaza është shndërruar në një kurth vdekjeprurës për civilë, ku më nuk ekzistojnë zona të sigurta.
Njëkohësisht, aeroplanët izraelitë kanë vazhduar me goditjen e caqeve të Hezbollahut në Liban, përfshirë edhe në disa paralagje jugore të Bejrutit. Edhe pse aviacioni po vazhdon me sulme, forcat tokësore të Izraelit po hasin në rezistencë të ashpër nga luftëtarët e Hezbollahut në rajonet kufitare, sipas raporteve.
Gjatë luftimeve në Libanin Jugor janë vrarë së paku 4 ushtarë izraelitë por, deri më tani, TEl Avivi nuk ka konfirmuar këto raporte.
Ndërkohë, në qytetin Gilot, në veri të Tel Avivit, një kamion goditi një stacion të autobusëve duke lënduar dhjetëra persona, së paku 4 prej të cilëve janë në gjendje kritike. Edhe pse ende nuk ka identifikim të ngasësit, besohet se në pyetje ishte një sulm terrorist i organizuar nga militantët palestinezë apo përkrahësit e Hezbollahut brenda Izraelit./rtk
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën
Kurti për suksesin e Telekomit: I vetmi vend në rajon që nuk...