Vazhdojnë linçimet e ‘vampirëve’ në Malavi

22:48 | 20 Tetor 2017
Arbresh.info

Kohëve të fundit Malavi është përfshirë nga një dhunë e paparë, shkak shtrigëria dhe vampirët e dyshuar.

Njerëzit kanë krijuar banda vigjilentësh për të gjetur dhe vrarë ata të cilët dyshohen se po kryejnë aktivitete të tilla, transmeton portali arbresh.info

Të paktën tetë persona besohen të jenë vrarë, përfshirë dy burra në Blantyre.

Njëri ishte djegur, ndërsa tjetri ishte vrarë me gurë.

Policia thotë se ka arrestuar 140 persona, që dyshohen të jenë anëtarë të grupeve që po linçojnë njerëzit.

E tëra kjo nisi më 16 shator, kur tre persona që dyshoheshin se pinin gjakun e njerëzve u vranë nga një bandë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme