Zhytësit u kthyen në brigjet e lumit Danub të Budapestit të hënën për t’u futur tek rrënojat e anijes me turistë që u përmbys javën e kaluar, pasi u përplas me një anije më të madhe turistësh.
Shtatë nga 33 turistë koreanojugorë humbën jetën kur anija Mermaid u përmbys vetëm shtatë sekonda pas përplasjes me një anije të linjës lundrimit Viking të mërkurën e kaluar.
Shtatë vetë në bordin e anijes Mermaid u shpëtuan, ndërsa 19 shtetas koreano-jugorë dhe dy anëtarë të ekuipazhit të anijes, që të dy hungarezë, rezultojnë të zhdukur.
Rrymat e forta të Danubit dhe pamjet e kufizuara nën ujë, i kanë penguar zhytësit të arrijnë tek anija e mbytur.
Policia hungareze e arrestoi menjëherë pas incidentit kapitenin ukrainas të anijes Viking, nën akuzat për “lundrim të rrezikshëm që shkaktoi një numër të madh vdekjesh”./Ora
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...