Ka mbërritur në pjesën periferike të Idlibit dhe Hama-s autokolona e 12-të e evakuimit të detyruar nga rajoni i Gutës Lindore të Sirisë, e cila është nën rrethimin e regjimit të Bashar Al-Asadit dhe mbështetësve të tij.
Kanë vazhduar evakuimet nga vendbanimet Arbin, Zemelka dhe Ajn Terma, të Gutës Lindore, në kuadër të marrëveshjes së arritur si rezultat i bisedimeve të kryera nën garantimin e Rusisë, ndërsa është kryer evakuimi i mbi 45 mijë personave.
Me autokolonën e 12-të të përbërë nga 73 autobusë janë transportuar 2,875 persona nga të cilët 1.072 janë fëmijë dhe 644 gra. Pasi ka kaluar në rajonin Hama në pjesën qendrore të vendit, autokolona ka mbërritur në Idlib dhe në pjesën periferike perëndimore të Halepit, që ndodhen nën kontrollin e opozitarëve dhe grupeve të armatosura kundër regjimit.
Civilët janë vendosur nëpër xhamia dhe shkolla për shkak se janë të mbushura qendrat e përkohshme të strehimit.
Në autokolonën e nisur ditën e djeshme nga Guta Lindore bëhet e ditur se ndodhen personat që janë plagosur më parë dhe të cilët kanë rrezik për jetën.
Ndërkohë që vazhdojnë evakuimet, regjimi i Asadit dhe mbështetësit e tij vazhdojnë të mbajnë nën rrethim Gutën Lindore ku kanë masakruar mijëra persona. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...