Avionët luftarakë rusë kanë nisur sulme të reja ajrore mbi provincën siriane të Idlibit, thotë organizata monitoruese, pasi që bisedimet në Teheran dështuan të ndalojnë ofensivën.
Bombardimet kishin për cak pozicionet e mbajtura nga rebelët në jug-perëndim, tha Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, transmeton portali arbresh.info.
Forcat siriane, të mbështetura nga Rusia dhe Irani janë të vendosur të sulmojnë bastionin e fundit të rebelëve në Siri.
Turqia dhe të tjerët kanë paralajmëruar për një katastrofë të pritshme humanitare.
Në vetë provincë, mijëra njerëz organizuan protesta në rrugë pas lutjeve të së premtes duke bërë thirrje për mbrojtje ndërkombëtare.
Siria që nga viti 2011 është në një luftë civile që ka parë mijëra njerëz të vrarë e miliona të zhvendosur./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...