Google ADS

Vazhdojnë dërgesat ushtarake të SHBA-ve në lindje të Eufratit

14:47 | 10 Gusht 2019
Arbresh.info

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) vazhdon me dërgesat e saj ushtarake dhe logjistike në rajonet nën okupimin e organizatës terroriste YPG/PKK në lindje të Eufratit në Siri.

Anadolu Agency (AA) filmoi dërgesat e reja të SHBA-ve nga pika kufitare Simelka mes Sirisë dhe Irakut.

Autokolona e përbërë prej rreth 70 maunë që hyri në verilindje të Sirisë më pastaj vazhdoi drejt pjesëve të brendshme të vendit.

Në maunë u bartën automjete ushtarake të blinduar, struktura të parafabrikuara dhe makina pune.

Gjithashtu në autokolonë kishte edhe shumë cisterna nafte, ndërsa merrnin pjesë edhe mauna me rimorkio të mbyllura.

– Presidenti Erdoğan kishte paralajmëruar

“(YPG) PYD-së i japin mijëra maunë të mbushura me armë, municione, të gjitha pa pagesë. Kujt i japin? Organizatës terroriste, PKK-së dhe përkrahësve të saj. Kush i jep? Ata që duken sikurse aleatë tanë strategjik”, tha presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, më 26 korrik.

Ai gjithashtu kishte tërhequr vëmendjen se YPG dhe PKK janë organizatë e njëjtë terroriste, pavarësisht përpjekjeve të SHBA-së për t’i treguar ato të ndarë.

Ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar, në bisedimet e bëra me homologët e tij amerikanë, kishte theksuar se zona e sigurtë në lindje të lumit Eufrat duhet të vendoset sa më shpejt, të nxirren elementet e organizatës terroriste YPG/PKK nga ky vend si dhe largimin e armëve të rënda pas shkatërrimit të strehimoreve në rajon.

– Marrëveshje me SHBA-të

Ministria turke e Mbrojtjes më 7 gusht kishte njoftuar se zyrtarët ushtarakë turq dhe amerikanë janë pajtuar për formimin e një Qendre të Përbashkët Operacionale në Turqi për vendosjen e zonës së sigurt në veri të Sirisë, të koordinuar dhe menaxhuar bashkërisht.

Në bisedimet është arritur marrëveshje që masat që do të merren në fazë të parë për eliminimin e shqetësimeve të sigurisë së Turqisë të zbatohen sa më shpejt.

Zyrtarët ushtarakë turq dhe amerikanë gjithashtu kanë rënë dakord që zona e sigurt të jetë një korridor i paqes dhe të merren të gjitha llojet e hapave shtesë që sirianë të zhvendosur të kthehen në vendet e tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme