Vazhdojnë bisedimet mes regjimit të Bashar al Asadit dhe ushtarakëve të opozitës, për evakuimin e popullatës nga disa rajone të Sirisë, pas evakuimit të 7.350 personave nga 4 rajone.
Delegacioni negociator i regjimit po shqyrton kërkesën në lidhje me evakuimin e 10 mijë personave të mbetur në Fua dhe Kefreja.
Përballë kësaj opozitarët kërkojnë nga regjimi lejimin e daljes së 4.000 personave që dëshirojnë të dalin nga Madaja si dhe daljen e 150 opozitarëve nga rajoni Zebadani.
Në mesin e kërkesave të opozitarëve është edhe dalja e afërsisht 1.000 civilëve dhe opozitarëve në kampin Jermuk ku janë strehuar refugjatët palestinezë në kryeqytet si dhe lirimin e 1.500 të burgosurve nga burgjet e regjimit./Arbresh.info/
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona
Aksident i rëndë në fshatin Dobërçan, katër persona dërgohen...
Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë, MPJ...
Reduktimet e rrymës, reagon Daut Haradinaj: Hajnia me GEN-in...
Berisha uron Krishtlindjet nga Kisha Katolike: Magjia e kësa...
Siljanovska me kritika ndaj BE-së në fjalimin vjetor: Është ...