Kryepeshkopata e Napolit ka deklaruar se ka dërguar në Vatikan një dosje me rreth 1,200 faqesh , që përmbajnë akuzat për 40 priftërinjë homoseksualë.
Në një deklaratë në faqen e internetit dioqeziane, Kardinali Cresenzio Sepe tha se asnjë prej priftërinjve të identifikuar nuk ka punuar në Napoli. Por ai tha se vendosi të përcjellë dokumentin në Vatikan sepse “mbetet akoma rëndësia e rasteve për të cilat ata që kanë gabuar duhet të paguajnë çmimin dhe të ndihmohen për t’u penduar për dëmin e bërë”, transmeton portali arbresh.info
Në dosje janë të përfshira edhe bisedat nëpër media soaile dhe dëshmi tjera.
Asnjë prej 34 priftërinjve ose gjashtë seminaristëve nuk ishte akuzuar për seks me të mitur, Mangiacapra u citua të thoshte në deklaratën dioqeziane.
“Po flasim për mëkate, jo për krime”, thuhet në deklaratë.
Ky është skandali i fundit seksual që ka ndezur debate në kishën italiane dhe në Vatikan./arbresh.info/
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...