Akademia Papnore për Jetën vlerësoi sot vendimin e Gjykatës së Lartë të SHBA-së për të lejuar shtetet federale të ndalojnë abortin, duke thënë se vendimi është një “sfidë për të gjithë botën” për çështjet e jetës.
Përmes një deklarate, Akademia Papnore për Jetën tha se mbrojtja e jetës njerëzore nuk mund të kufizohet në të drejtat individuale sepse jeta është një çështje me “rëndësi më të gjerë shoqërore”, transmeton portal arbresh.info
“Fakti që një vend i madh me një traditë të gjatë demokratike ka ndryshuar qëndrimin e tij për këtë çështje është një sfidë për të gjithë botën”, thuhet në një deklaratë të Akademisë.
Kryepeshkopi Vincenzo Paglia, i cili drejton Akademinë Papnore për Jetën, tha se vendimi i gjykatës ishte “një thirrje e fortë për reflektim” mbi këtë çështje në një kohë kur “shoqëria perëndimore po humbet pasionin e saj për jetën”.
“Zgjedhja e jetës në lojë është përgjegjësia jonë për të ardhmen e njerëzimit,” tha Paglia.
Gjykata e Lartë e SHBA-së të premtën ka rrëzuar vendimin e vitit 1973 që legalizonte abortin në mbarë vendin, vendim i cili po shkakton ndarjet më të hidhura në jetën politike amerikane.
Një gjykatë e dominuar nga konservatorët përmbysi vendimin historik të vitit 1973 që u garantonte grave të drejtën për abort në të gjithë Shtetet e Bashkuara.
Gjykata e Lartë ka vendosur që shtetet individuale tani mund të kufizojnë ose ndalojnë abortin.
Presidenti Joe Biden, me religjion katolik, e ka dënuar vendimin duke e quajtur atë një “ditë të trishtuar” për Amerikën./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...