Zyrtarë të Vatikanit kanë mbrojtur qëllimin e tyre për të ripërtërirë marrëveshjen me Pekinin që i jep Papës të drejtë fjale në emërimin e peshkopëve kinezë, pas thirrjes së pazakontë publike nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo për ta braktisur.
Në një seri postimesh në Twitter dhe një editoriali në zhurnalin katolik, Pompeo tha se Vatikani nuk duhet të rinovojë marrëveshjen e cila u nënshkrua dy vjet më parë dhe skadon muajin që vjen, transmeton portali arbresh.info.
“Vatikani rrezikon autoritetin moral, nuk duhet të ripërtërijë marrëveshjen”, shkroi Pompeo.
Tre zyrtarë të Vatikanit që folën për Reuters në kushte anonimiteti tha se Shenjtëria e tij ishte befasuar nga komentet e Pomepos, i cili do të vizitojë Vatikanin në fund të këtij muaji.
Papa Françesku ka nënshkruar një zgjatje dy-vjeçare të marrëveshjes me Pekinin, që i lejon atij fjalën e fundit për caktimin e peshkopëve në Kinë si dhe lejon kinezët katolikë ta njohin a të si udhëheqës të Kishës universale.
Para marrëveshjes, Kisha Katolike në Kinë ishte ndaluar nga njohja e autoritetit të Romës, gjersa një Kishë jo-zyrtare e bënte këtë.
Disa kritikë konservatorë e kanë cilësuar marrëveshjen si shitje tek qeveria komuniste./arbresh.info/
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...
Rashford e bën prioritet transferimin te gjiganti evropian, ...
Mbi 3 mijë pjesëtarë të policisë iu nënshtruan kontrolleve s...
Çedomir Aksiq dënohet në mungesë me 15 vjet burgim për krime...