Papa Françesku do të takojë presidentin amerikan Donald Trump më 24 maj, njoftoi të enjten Selia e Shenjtë.
Pritja në Selinë e Shenjtë do të bëhet në ora 8.30, në kuadër të vizitës së parë jashtë vendi të presidentit Trump pas marrjes së detyrës.
Gjatë kësaj vizite Trump do të vizitojë edhe Arabinë Saudite, Izraelin dhe Italinë.
Papa Françesku dhe Donald Trump, derisa ishte kandidat për zgjedhjet republikane, ishin takuar në shkurt të vitit 2016, transmeton kp.
“Personi që dëshiron të ngritë mure dhe jo ura, nuk është i krishterë”, kishte thënë Papa kohë më parë, duke zemëruar miliarderin amerikan, për shkak se, sipas tij, një udhëheqës fetar kishte sjellë në pyetje besimin e një personi tjetër.
Trump kishte kritikuar Papën, kur ai kishte thënë se nuk i kupton problemet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...