Mbetjet e kremuara të liderit famëkeq të kultit Chales Manson janë hedhur në një kodër të Kalifornisë, pas një funerali të krishterë të shtunën, gati katër muaj pas vdekjes.
Varrimi u bë gati një javë pasi nipi i Manson, Jason Freeman fitoi të drejtën për trupin e gjyshit të tij pas një beteje ligjore që nisi pak pas vdekjes së Mansoni më 19 nëntor, transmeton portali arbresh.info.
Familja u kujdes që të ishin vetëm rrethi i ngushtë në varrim.
Rreth 20 njerëz ishin të pranishëm.
Charles Manson ishte lider i kultit vrasës Familja Manson, që në vitin 1968 terrorizoi kombin duke dalë në ‘gjueti’ vrasjeje. Ky grup vrau nëntë persona në katër lokacione në korrik dhe gusht./Arbresh.info/
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...