Një tjetër varr me dhjetëra civilë është gjetur në fshatin Buzova pranë Kievit, pasi forcat ruse u tërhoqën nga zonat në veri të kryeqytetit, duke u shënjuar si një tjetër masakër pas asaj në Bucha.
Prokuroria e Përgjithshme ukrainase është shprehur se janë gjetur mbi 1.222 trupa civilësh të vdekur në rajonin përreth Kievit, pas largimit të forcave ruse.
Kryeprokurorja Irina Venediktktova tha se po hetohen më shumë se 5 600 raste për krime lufte, që nga fillimi i pushtimit, ndërsa janë identifikuar më shumë se 500 kriminelë lufte, duke përfshirë zyrtarë të lartë ushtarak dhe të qeverisë ruse.
Ajo shtoi se Ukraina ka prova që Rusia kreu një sulm me raketa në një stacion treni në qytetin lindor të Kramatorsk, i cili vrau më shumë se 50 njerëz që prisnin një tren për t’i çuar në perëndim. Rusia ka mohuar se ishte përgjegjëse për sulmin e së premtes dhe pretendon se nuk ishte raketa e tyre.
Ndërkohë, imazhet të tjera kanë qarkulluar në rrjet ku shihen bombardimet mbi aeroportin e Dnipros.
Ndërkohë imazhet satelitore kanë treguar se një autokolonë ushtarake prej gati tetë mijë mjetesh po lëviz në lindje të vendit, drejt Kharkiv, me atë që përshkruhet si një betejë e madhe e radhës.
Këshilltari presidencial ukrainas Mykhaylo Podolyak i tha televizionit kombëtar se “Ukraina është gati për këtë betejë kundër Rusisë.
Ai thotë se Ukraina duhet të mposhtë forcat e Moskës në rajonin lindor të Donbasit, ku Moska kontrollon dy territore separatiste, për më shumë fuqi negociuese përpara se të zhvillohet një takim midis presidentit ukrainas Volodmyr Zelensky dhe presidentit rus Vladimir Putin./TCH/
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...