UNICEF ka improvizuar një varrezë para selisë së OKB-së në New York me 3.758 çanta shkolle për çdo fëmijë të vdekur si pasojë e konflikteve dhe luftërave vitin e kaluar.
Fondi për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara (UNICEF) ka improvizuar një varrezë para selisë së OKB-së në New York me 3.758 çanta shkolle për çdo fëmijë të vdekur si pasojë e konflikteve dhe luftërave vitin e kaluar, me qëllim tërheqjen e vëmendjes së liderëve botërorë.
Kopshti i selisë së OKB-së, ku liderët botërore do të takohen në javën e fundit të shtatorit në Asamblenë e Përgjithshme, është shndërruar në varrezë të improvizuar me çanta shkolle për tërheqjen e vëmendjes drejt vdekjes së fëmijëve.
Përmes këtij aktiviteti, liderëve botëror iu bë thirrje për mbrojtjen e fëmijëve.
Drejtoresha e UNICEF-i, Henrietta Fore, tha në një deklaratë se çanta e shkollës, e cila çdo herë simbolizon shpresë, kësaj radhe u shndërrua në varr për të tërhequr vëmendjen për fëmijët që vdesin në konflikte dhe luftëra.
Sipas të dhënave të OKB-së, 12 mijë fëmijë vitin e kaluar humbën jetën, u plagosën apo u gjymtuan në zonat e konflikteve dhe luftërave.
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...