Roja bregdetare e Greqisë tha të dielën, më 8 maj, se ka shpëtuar 106 emigrantë duke përfshirë shumë fëmijë nga një varkë e cila ishte gjysmë e mbytur në detin Egje.
Në një deklaratë të rojës bregdetare greke u tha se emigrantët u gjetën në orët e vona të natës të së shtunës, më 7 maj, pranë ishullit juglindor të Kos, një distancë e shkurtër nga bregu turk.
Grupi i migrantëve ishte i përbërë nga kombësi të ndryshme, të cilat nuk u zbuluan, përfshinte 14 gra dhe 20 fëmijë.
Autoritetet greke thanë se që të gjithë personat që ishin në këtë varkë u shpëtuan duke shtuar se asnjë migrant tjetër nuk konsiderohet i zhdukur.
Greqia prej vitesh është duke u përballur me një valë migrantësh që përmes ujërave të Turqisë tentojnë te futën në territorin grek./REL
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation