Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka rënditur variantin “Mu” të koronavirusit, si variant me interes.
Zyrtarët shëndetësorë thonë se janë duke i ndjekur nga afër zhvillimet e këtij lloji, ndërsa vendi i vetëm në Ballkan ku është shfaqur ky variant është Greqia, tranmseton portal arbresh.info
Që nga data 2 shtator janë raportuar gjashtë raste me koronavirus të variantit “Mu”.
Sipas Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik të Greqisë (EODI), rastet u zbuluan në aeroportin ndërkombëtar në Athinë, në rajonet e Argolis, Attica dhe Achaia.
Ministri kroat: Varianti delta i koronavirusit shumë më agresiv
Dr George Delclos, profesor i epidemiologjisë në Shkollën e Shëndetit Publik UTHealth, shpjegoi se klasifikohet si një variant me interes, sepse ka disa karakteristika që duhen monitoruar.
“Në SHBA, varianti “Mu” nuk është ende në lojë, sepse për momentin atje është duke qarkulluar variant Delta, i raportuar fillimisht në Indi”, tha ai.
Sipas profesorit të epidemiologjisë, varianti “Mu” nuk është aq shqetësues, sepse Delta është më e përhapur dhe ende nuk dihet se sa ngjitës mund të jetë vartianti i zbuluar në Greqi.
Megjithatë, shumë studime kanë theksuar se varianti “Mu” mund të jetë shqetësues, sepse besohet që është rezistent ndaj vaksinave./arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...