Qeveria po tregohet skeptike, ekziston mundësia për shtyrjen e lehtësimit të masave.
Anglia duhet të jetë me të vërtetë e kujdesshme për të rihapur vendin në 21 Qershor.
Nënsekretari Parlamentar për Vaksinat, Nadhim Zahawi është shprehur se varianti Delta, i identifikuar së pari në Indi, po bëhet gjithnjë e më i transmetueshëm.
“Ka pasur disa beteja me të vërtetë të vështira kundër këtij virusi dhe ne nuk duam t’i shpërdorojmë ato fitime të luftës së vështirë që kemi bërë përmes programit të vaksinimit. Nuk thënë se virusi është zhdukur, virusi do të vazhdojë të përpiqet të shndërrohet, të mbijetojë dhe unë mendoj se është me të vërtetë e rëndësishme që ne duhet të jemi vërtet të kujdesshëm”, tha Nadhim Zahawi.
Qeveria së fundmi po tregohet skeptike sa i përket rihapjes së vendit pas përhapjes së variantit indian dhe ekziston mundësia që të shtyhet plani për lehtësim masash.
Zahawi tha se vaksinat e kanë reduktuar ndjeshëm numrin e rasteve dhe pranimeve në spital.
Por për programin Today të BBC Radio 4 ai u shpreh se javën e kaluar kishte një rritje prej 63% të rasteve, por vetëm një rritje prej 7.1% të shtrimeve në spital dhe një rritje 1.9% të vdekjeve.
Të dhënat nga Shëndeti Publik Anglia konfirmojnë se deri më tani mbi 42 persona kanë ndërruar jetë nga varianti indian i përhapur në Britani.
Nga ky numër, 23 ishin të pavaksinuar, shtatë kishin më shumë se 21 ditë që kishin marrë dozën e tyre të parë të vaksinës dhe 12 kishin më shumë se 14 ditë që kishin marrë dozën e tyre të dytë.
Më shumë se 90% e rasteve të reja Covid-19 në Angli janë tani varianti Delta, i cili vazhdon të tregojë një normë dukshëm më të lartë të rritjes krahasuar me variantin Alpha ose atë britanik. Hulumtimet sugjerojnë se varianti Delta shoqërohet me një rrezik afërsisht 60% të transmetimit krahasuar me variantin britanik.
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën
Kurti për suksesin e Telekomit: I vetmi vend në rajon që nuk...