Kina e ka konfirmuar rastin e parë të variantit të ri të koronavirusit. Personi i infektuar është një grua 23 vjeçe që erdhi nga Britania në Shangai më 14 dhjetor.
Qendra për Kontrollimin e Sëmundjeve në Kinë tha se ky rast paraqet kërcënim me potencial të madh për përpjekjet e shtetit për parandalimin dhe kontrollimin e përhapjes së virusit.
Varianti i ri i koronavirusit, për të cilin ekspertët thonë se përhapet shumë më shpejt se varianti fillestar, ka bërë që shumë shtete t’i vendosin kufizime në udhëtime personave që vijnë nga Britania. Në mesin e këtyre shteteve është edhe Kina.
Autoritetet kineze thanë se pacientja e prekur nga varianti i ri është hospitalizuar pas arritjes në aeroport për shkak se shfaqi pasoja të lehta, transmeton Gazeta Express.
Gruaja tha se ka dalur për të vrapuar në një park pa e vendosur maskën dhe e ka hequr atë në aeroport gjatë pritjes.
Qendra për Kontrollimin e Sëmundjeve ia ka analizuar dhe ia ka përcjellë kontaktet gruas së infektuar. Ndryshe, Kina më 24 dhjetor i ndaloi për afat të pacaktuar udhëtimet nga Britania dhe drejt Britanisë nga 24 dhjetori
Sveçla: Gëzuar 28 Nëntorin, festën tonë kombëtare që do të n...
Berisha: Pavarësia, akt shpëtimtar nga Ismail Qemali
Krasniqi uron që ky nëntor të jetë i fundit pa çlirimtarët –...
Banorët ia urojnë njëri-tjetrin festën e 28 Nëntorit
“Ai është i gjallë”, Osmani shpërndan foton e bu...
Fabrika më e vjetër e gjilpërave në botë po falimenton pas m...