Një variant i ri i koronavirusit, i identifikuar në Amazon mund të jetë tre herë më ngjitës, por analiza e hershme sugjeron që vaksinat janë ende efektive kundër tij, tha të enjten ministri i shëndetësisë i vendit, pa siguruar prova për pretendimet.
Me presionin në rritje, përderisa ky variant i koronavirusit po godet qytetin e xhunglës Manaus me një valë të dytë shkatërruese infeksionesh, Ministri i Shëndetësisë, Eduardo Pazuello u përpoq të siguronte deputetët se rritja e infeksioneve në muajt e fundit ishte e papritur, por jo jashtë kontrollit, shkruan Rueters, transmeton portal arbresh.info
Ai ka theksuar se deri në qershor gjysma e popullsisë në Brazil do të vaksinohet.
Brazili filloi imunizimin me vaksinat kineze Sinovac dhe AstraZeneca të Britanisë së madhe.
“Falë Zotit ne kemi informacione se këto vaksina kanë efekt edhe ndaj llojit brazilian, që është tre herë më ngjitës”, tha Pazuello.
Ministria e Shëndetësisë, e cila nuk ka dhënë informacion në lidhje me ndonjë analizë të tillë, nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për më shumë informacion./arbresh.info/
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...