Pavarësisht krizës së koronavirusit, kemi arritur të rikthejmë zgjerimin e BE-së në rrugën e duhur, me metodologjinë e rishikuar, që ka çuar në hapjen e bisedimeve inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, deklaroi Komisionari për Zgjerim, Oliver Varhelyi në një video mesazh me rastin e Ditës së Evropës.
”Samiti këtë javë konfirmoi perspektivën evropiane të rajonit si dhe angazhimin e përforcuar të BE-së”, theksoi Varhelyi.
Ai shtoi se këtë vit, Ditën e Evropës po e shënojnë në kohëra të jashtëzakonshme të pandemisë globale të koronavirusit.
”Në këtë krizë të pashembullt, BE ka reaguar në mënyrë të shpejtë për mbrojtjen e jetëve njerëzore, forcimin e sistemeve shëndetësore dhe zbutjen e ndikimeve socio-ekonomike”, tha ai.
”Gjithashtu po punojmë edhe në nivel global, me mbështetjen e përpjekjeve për të zhvilluar një vaksinë, në aktivitete solidariteti me partnerët tanë, duke filluar nga Ballkani Perëndimor. Si BE, kemi ofruar mbështetje financiare dhe kemi përfshirë partnerët nga rajoni, në iniciativat e vendeve anëtare”, deklaroi Varhelyi në mesazhin për Ditën e Europës./atsh/
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...
Mickoski: Është koha të flasim për ardhmërinë