Gratë në Gjermani më shpesh bien në varfëri sesa burrat, paralajmëroi Partia e majtë në Ditën ndërkombëtare të gruas.
Deputetja Sabine Cimerman nga e majta, e cila është eksperte për çështje sociale, i referohet të dhënave të Eurostat-it, të cilat, siç thotë ajo , tregojnë se në vitin 2017 në Gjermani ka pasur 7,1 milionë gra të cilat ishin të ekspozuara ndaj varfërisë në krahasim me 6,1 milionë burra.
Si përqindje, 17,1 për qind e grave në vend përballen me varfëri, ndërsa tek burrat kjo përqindje arrin 15.
“Problemi me varfërinë, për fat të keq, tani më një kohë të gjatë lidhet me gratë”, tha Cimerman dhe e akuzoi Qeverinë për mospërfilljen e kësaj çështje.
Ajo theksoi se gratë janë të diskriminuara në vendin e punës në krahasim me pagën e ulët dhe punën me orarin e shkurtuar të punës, ndërsa këta faktorë, megjithatë, çojnë deri në pension më të ulët.
Sipas Agjencisë federale të punës, 27,1 për qind e grave me orar të plotë të punës bien në kategorinë me paga të ulëta, në krahasim me 16,2 për qind të burrave. Në këtë kategori janë gjermanët me bruto pagë mujore më të vogla se 2 mijë e 139 euro në muaj. Gratë në Gjermani me orar të plotë të punës mesatarisht fitojnë 2 mijë e 920 euro, ndërsa burrat 3 mijë e 372 euro.
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”