Vapë e madhe në Berlin, alivanosen 28 rekrutë të rinj gjatë ceremonisë së betimit

11:01 | 21 Korrik 2022
A. B.

Temperaturat e larta në kryeqytetin e Gjermanisë Berlinin ua bëri të vështirë betimin ushtarëve gjermanë gjatë ceremonisë shtetërore.

Rreth 400 rekrutë u rreshtuan në Bendlerblock në Tiergarten për të bërë betimet e tyre në 78-vjetorin e atentatit të dështuar ndaj Adolf Hitlerit, raporton “Bild”.

28 rekrutë patën probleme të qarkullimit të gjakut gjatë ngjarjes dhe u desh të trajtoheshin nga mjekët.

“Të gjithë të prekurit tani janë kthyer tek të afërmit e tyre – ne jemi shumë të lumtur për këtë!”, shkruan Ministria e Mbrojtjes në Twitter në mbrëmje.

Tre prej tyre u dërguan gjithashtu në spitalin e Bundeswehr për trajtim, tha një zëdhënës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme