Vapa që ka përfshirë Europën po kërcënon edhe akullnajat në Grenland

22:02 | 2 Gusht 2019
Trina Galanxhi

Vala e nxehtësisë që ka kapluar Europën ka kërcenuar edhe Grenlandën dhe rezultatet janë befasuese.

Flota e dytë më e madhe e akullit në botë është duke u shkrirë me shpejtësi të madhe dhe nxehtësia është duke e përkeqësuar procesin, transmeton portali arbresh.info

Vetëm gjatë muajit korrik Grenlanda ka humbur 160 miliardë ton akull.

Ndërsa shkrirja mund të duket e largët gjeografikisht për shumë njerëz në kontinentin evropian, efektet e tij mund të kenë ndikim e për çdo banor bregdetar në botë.

Greenland është tashmë kontribuesi më i madh në rritjen e nivelit të detit modern dhe kjo shkrirje vetëm në korrik pati një ndikim të barabartë me një rritje prej 0.5 mm në nivelin global të detit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme