Japonia është përfshirë nga moti i nxehtë. Së paku 11 persona e kanë humbur jetën për shkak të temperaturave të larta dhe më shumë se 5 mijë të tjerë janë shtrirë në spitale.
Në mesin e personave të vdekur është edhe një burrë 28 vjeç, i cili pësoi sulm në zemër pasi vallëzoi për 20 minuta duke qenë i veshur me një maskotë që peshonte 16 kilogramë. Për shkak të kësaj ngjarjeje, parku ku punonte ai i ka anuluar të gjitha ngjarjet me maskota.
Sipas agjencisë së lajmeve “Kyodo”, më shumë se gjysma e personave të shtrirë në spital për shkak të vapës janë më të vjetër se 65 vjeç.
Meteorologët kanë parashikuar se temperaturat do të jenë të larta edhe gjatë javës së ardhshme.
Temperaturat më të larta, rreth 37 gradë, janë regjistruar të hënën në rajonin Gifu në pjesën qendrore të Japonisë. Sipas agjencisë japoneze të meteorologjisë, më shumë sen 80 për qind e matësve të temperaturës në tërë vendin kanë regjistruar temperatura më të larta se 30 gradë.
Kjo nuk është hera e parë që Japonia përballet me vapë të madhe. Në korrik të vitit të kaluar, agjencia e motit e kishte shpallur vapën fatkeqësi natyrore pasi 65 persona kishin vdekur për një javë nga temperaturat e larta, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?