Vandalët kanë spërkatur me ngjyrë skulpturën kontroverse të Anish Kapoor që është ekspozuar në kopshtin e pallatit të Versajës në Francë.
Tubi prej çeliku me lartësi 60 metra është quajtur “i ndyrë” dhe “i neveritshëm” nga kritikët pasi Kapoor kishte thënë se simbolizon “vaginën e mbretëreshës që mori pushtetin”, transmeton arbresh.info.
Vandalizmat u zbuluan të mërkurën nga autoritetet dhe vepra është duke u pastruar.
Kapoor e quajti incidentin “një tragjedi”.
Duke folur për Le Figero, ai tha se vandalët përfaqësojnë “ një fraksion të vogël të njerëzve që iu është thënë se çdo akt kreativ është një rrezikim i të kaluarës së shenjtë, e nderuar deri në ekstreme”.
Instalacioni i quajtur Këndi i Ndyrë, qëndron në tokë jashtë pallatit, shtëpisë së Marie Antoinette, mbretëreshës së Francës në shekullin 18-të.
Ai theksoi për gazetën se ai nuk e kishte përdorur fjalën “mbretëreshë” për t’iu referuar temës së skulpturës, dhe pretendoi se ai ishte keqkuptuar./arbresh.info
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?