Ish kryeministri francez, Manuel Valls, ka deklaruar se pavarësia e Katalonjës nga Spanja do të ishte ‘fundi i Europës’.
Tensionet mes Katalonjës dhe Spanjës kanë arritur në pikën kulminante, pasi forcat e sigurisë janë thirrur për të ndaluar referendumin e pavarësisë që pritet të mbahet të dielen, transmeton portali arbresh.info
Qeveria spanjolle ka pretenduar se referendumi i rajonit në veriperëndim të Spanjës është i paligjshëm dhe po përpiqet dëshpërimisht të ndalë atë.
Në debatin e ngritur mbi tensionet e fundit në vendin Europian, tani ka hyrë edhe ish-kryeministri francez, Manuel Valls, i cili tha se ‘Katalonia e pavarur do të mund të sinjalizonte fundin e Europës’.
Valls ka theksuar është shumë e rëndësishme që liderët në Europë të dalin me një deklaratë të përbashkët mbi situatën e krijuar.
“Ajo që Spanja, Katalonia dhe Barcelona përfaqësojnë është shumë e rëndësishme dhe ajo që pritet të ndodhë me Katalonien është me rëndësi të madhe, prandaj institucionet europiane duhet të dalin me një deklaratë të përbashkët”, tha ai në një intervistë për një radio franceze.
“Kjo do të thotë që një farë mënyrë ky edhe mund të jetë fundi i Europës”, tha ai për La Ser.
“Nëse një nga këto shtete vendos ndryshimin e kufijve, pasojat mund të jenë shumë të mëdha në kohën kur Europa është në një gjendje shumë të brishtë”, shtoi ai.
Valls shpreson se zgjidhja me Katalonia dhe Spanjës do të duhet të zgjidhet në mënyrë paqësore.
Katalonia si një rajon përfaqëson një të pestën e Spanjën, kërkon pavarësinë, pasi një pjesë e madhe e popullsisë janë të zemëruar që ata paguajnë më shumë taksa ndaj Qeverisë, sesa që marrin në kthim.
Madridi ka vendosur rreth 4 mijë policë të shtetit në zonën e trazuar.
Gjyshi i Valls ka qenë redaktor i një gazetë republikane në Spanjë./arbresh.info/
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...