Valls bashkohet me Macron: Partia Socialiste ka vdekur

19:59 | 9 Maj 2017
Trina Galanxhi

Ish kryeministri socialist francez Manuel Valls do të garojë nën logon e lëvizjes së presidentit të zgjedhur, Emanuel Macron, En Marche në zgjedhjet parlamentare të qershorit.

Teksa njoftoi kanidaturën e tij, Valls tha se partia socialiste ka vdekur .

Nuk ka të bëjë me një kërkim shpirtëror, ka të bëjë me një vision të qartë. Partia Socialiste ka një histori dhe unë jam i lidhur më këtë histori, me vlerat e saj, me të gjithë aktivistët dhe votuesit që më kanë mbështetur. Por kjo parti qëndron pas nesh. Partia Socialiste ka vdekur.

Vendimi i Valls mund të jetë një nxitje për Macron, i cili ka nevojë të sigurojë shumicën në zgjedhje për të pasur një shans real për zbatimin e planeve ambicioze të reformave.
Por Macron do ti duhet të jëtë i kujdeshëm me afrimin e socialistëve në partinë e tij pasi kjo do të legjitimonte akuzat e kundërshtarëve të tij konservatorë se administrata e Macron do të jetë një vazhdim i administratës jopopullore të presidentit Francois Hollande.

Nga ana tjetër largimi i Valls tregon kaosin që ka përfshirë Partinë Socialite, kandidati i së cilës Benoit Hamon mori vetëm gjashtë për qind të votave në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.

Valls, i cili në muajin mars tha se do të votonte për Macron në zgjedhjet presidenciale, është në të djathtë të Partisë Socialiste dhe ka pikëpamje të ngjashme pro-biznes me Macron.

Të ngjashme