Valët e detit dalin jashtë kontrollit, Tonga vërshohet nga përmbytjet

12:43 | 15 Janar 2022
S D

Shteti i Tongas në Paqësor u përfshi nga një cunami pas një shpërthimi vullkanik në fund të Oqeanit Paqësor.

Regjistrimet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë valë të mëdha që godasin bregun dhe njerëz që përpiqen të shpëtojnë.

Kujtojmë, ishulli Tonga lëshoi një paralajmërim cunami për të gjithë arkipelagun, pasi vullkani Hunga Tonga Hunga Ha’apai shpërtheu sërish të premten.

Vullkani, i vendosur rreth 30 kilometra në juglindje të ishullit Fonuafo’ou, shpërtheu në fillim të vitit të kaluar.

Radio Zelanda e Re raportoi se shpërthimi kishte një rreze prej 260 kilometrash dhe ishte shtatë herë më i fortë se shpërthimi i mëparshëm, i cili ndodhi më 20 dhjetor.

Reuters raporton se ekziston rrezik për një vend tjetër, Samoa Amerikane, nga rrymat e forta oqeanike që mund të jenë të rrezikshme përgjatë plazheve në porte./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme