Rusia ka vënë në shënjestër Ukrainën me një valë tjetër sulmesh, një ditë pas një prej sulmeve ajrore më të mëdha të luftës. Alarmet për sulm ajror u lëshuan herët të martën, pasi vëzhguesit ukrainas zbuluan avionët rusë që lëshonin raketa hipersonike.
Janë raportuar edhe sulme masive me dron.
Forcat e mbrojtjes ajrore të Ukrainës thonë se i gjithë vendi është nën kërcënimin e një sulmi me armë balistike.
Katër persona kanë humbur jetën, dy prej tyre u vranë në një hotel që u shkatërrua në qytetin qendror të Ukrainas, Kryvyi Rih, ndërsa dy të tjerë në sulmet me dron në Zaporizhzhia, sipas Reuters.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha në një deklaratë se armatime precize me rreze të gjatë dhe me bazë detare ishin përdorur për të goditur stacionet e energjisë dhe infrastrukturën përkatëse në të gjithë Ukrainën, duke përfshirë në Kiev, Lviv dhe rajonet Kharkiv dhe Odesa.
Të hënën, Rusia lëshoi më shumë se 200 raketa dhe dronë, duke vrarë të paktën shtatë dhe duke dëmtuar infrastrukturën energjetike./abcnews.al
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale