Valë e re e të nxehtit afrikan në jugperëndim të Evropës

21:05 | 16 Gusht 2019
Arbresh.info

Javën e ardhshme pritet të regjistrohet një tjetër valë e të nxehtit afrikan në pjesën jugore të Europës, sipas meteorologut Edoardo Ferrara të “3bmeteo.com”.

Sipas parashikimeve intensitetin më i lartë i nxehtësisë do të regjistrohet në pjesën qendër jugore të Italisë dhe jugperëndim të Ballkanit, me temperatura që do të kalojnë 34-35 gradë.

Muaji korrik 2019 ka qenë muaji më i nxehtë në botë i regjistruar ndonjëherë, njoftoi dje Agjencia Atmosferike Amerikane NOAA, duke konfirmuar matje të publikuara nga Bashkimi Europian para disa ditësh.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme