Vala tjetër e refugjatëve që do të largohen nga Ukraina ka të ngjarë të jetë edhe më e ndjeshme ndaj sëmundjeve dhe vështirësive ekonomike sesa një milion njerëz që janë larguar tashmë për t’i shpëtuar pushtimit rus, ka thënë një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Duke folur për Reuters, Hans Kluge tha se situate tashmë është një “katastrofë humanitare” që do të përkeqësohej pasi trupat ruse rrethojnë dhe bombardojnë qytetet kryesore të Ukrainës, transmeton portal arbresh.info
Komentet e tij vijnë pasi zyrtarë nga Rusia dhe Ukraina thanë se ata kanë rënë dakord të krijojnë korridore humanitare për dërgimin e ndihmave dhe potencialisht të vendosin një armëpushim në disa zona për të ndihmuar civilët që po largohen.
Në anën tjetër, OKB ka deklaruar se më shumë se një milion njerëz tani kanë ikur nga shtëpitë e tyre në Ukrainë, duke u nisur drejt Polonisë dhe fqinjëve të tjerë në perëndim.
“Nëse konflikti ushtarak përshkallëzohet, kjo do të thotë se ne do të shohim gjithnjë e më shumë njerëz shumë të cenueshëm që vijnë vetëm me rroba në trup”, shtoi Kluge./arbresh.info/
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...
Deklarata e Muratit për Prokurorinë Speciale, KPK: Përpjekje...
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 297 gjoba gjat...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë