Të paktën 225 iranianë pësuan goditje të nxehtit pasi një valë ekstreme e të nxehtit goditi Iranin, me temperatura që arritën 45 gradë Celsius në disa pjesë të vendit dhe 49.7 gradë në qytetin Delgan.
Një valë e nxehtë i detyroi autoritetet iraniane të shkurtojnë orët e punës këtë të shtunë dhe të urdhërojnë të gjitha institucionet qeveritare dhe tregtare të mbyllen të dielën pasi më shumë se 200 njerëz u pranuan në spitale për goditje të nxehtësisë, raportoi Guardian.
Agjencia iraniane e lajmeve IRNA raportoi se bankat, zyrat dhe institucionet publike në të gjithë vendin do të mbyllen të dielën për të mbrojtur shëndetin e njerëzve dhe për të kursyer energjinë elektrike.
Vetëm shërbimet mjekësore dhe të urgjencës do të funksionojnë. Agjencia e lajmeve Mehr raportoi se 225 persona kërkuan ndihmë mjekësore për shkak të goditjes së të nxehtit dhe se disa prej tyre u pranuan në spital.
Në kryeqytetin e Iranit, Teheran, u regjistrua një temperaturë prej 42 gradë dhe në 10 provinca iraniane temperatura këtë të shtunë kaloi 45 gradë, ndërsa në qytetin Delgan në juglindje të vendit u regjistrua një temperaturë rekord prej 49.7 gradë. Meteorologët paralajmëruan rënie të temperaturës të hënën./abcnews/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?