Numri i pacientëve me Covid të shtruar në spitalet e Floridës ka shënuar rritje, duke thyer rekordin e valëve të mëparshme të pandemisë. Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë thanë se 11,515 banorë të Floridës janë aktualisht të shtruar në spital.
Shumica prej tyre janë të rinj dhe më të shëndetshëm se pacientët që u shtruan në spital gjatë valëve të para të Covid. Florida ka shënuar rekord edhe në numrin e rasteve të reja. 1 në 3 raste janë regjistruar në Florida ose Teksas, shkruan bbc.
Mbi 70% e amerikanëve tani kanë marrë të paktën një dozë të një vaksine kundër Covid, një moment historik që Presidenti Joe Biden shpresonte ta arrinte në 4 Korrik. Shkalla e vaksinimit në Florida pasqyron përafërsisht mesataren kombëtare, por është nën normat e shumë shteteve verilindore.
Rreth 50% e banorëve janë vaksinuar plotësisht. SHBA ka regjistruar 630,506 viktima që nga fillimi i pandemisë, 39,000 prej të cilave janë shënuar në Florida. /arbresh.info/
Kurti falënderon SHBA-në për mbështetjen në sektorin energje...
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurs...
Dua Lipa tregon se është detyruar të largohet nga Los Angele...
Qeveria i ndan 100 mijë euro për familjen e Enver Hadrit
Driloni e përqafon Sarën, ndërsa i kërkon t’i besojë që nuk ...
Qeveria rrit pensionet për invalidët, veteranët dhe pjesëtar...