Një valë nxehtësie ka përfshirë sot Spanjën, ndërsa Franca përgatitet për temperatura të larta rekord këtë javë.
Rezultati i valës së të nxehtit, që pasoi majin më të ngrohtë në Spanjë në të paktën 100 vjet, do të sjell temperature “jashtëzakonisht të larta”, transmeton portal arbresh.info
Vala e të nxehtit mund “të zgjasë deri në fund të javës”, tha për AFP Ruben del Campo, një zëdhënës i Agjencisë Meteorologjike Spanjolle (Aemet).
Ai theksoi se temperaturat gjatë ditës në shumë qytete spanjolle do të kalojnë “40 gradë Celsius”, ndërsa gjatë natës do të mbeten mjaft të larta, “mbi 20 apo 22 gradë”.
Meteorologu paralajmëron se ky fenomen, i cili “nuk kufizohet vetëm në Gadishullin Iberik”, do të arrijë në vendet e tjera gjatë ditëve në vijm, duke filluar nga Franca.
“Temperaturat e larta ekstreme në këtë kohë, nuk janë të zakonshme dhe e gjithë kjo po ndodh si pasojë e ngrohjes globale”, tha Del Campo.
Spanja tradicionalisht ka verë të nxehtë, por “temperaturat po rriten çdo vit dhe valët e të nxehtit zgjasin më shumë, për shembull, verat zgjasin një muaj më shumë se në vitet 1980”, duke rezultuar në vdekjen e afro 1800 njerëzve në vit, tha Del Campo.
Në shumicën e qyteteve në Francë, këtë javë temperaturat kanë shkuar deri në 40 gradë dhe pjesa më e madhe e Francës pritet që këtë javë të shënojë rritje të temperaturave.
Mediat vendase raportuan të hënën se periudha e temperaturave të larta do të zgjasë nga e mërkura deri të shtunën dhe se vala e të nxehtit do të prekë më së shumti pjesën jugore të vendit. Deri në 40 gradë do të jetë në Toulouse, Bordeaux dhe Lion.
Edhe netët pritet të jenë të ngrohta mbi mesataren. Rritja e valëve të të nxehtit, veçanërisht në Europë, është rezultat i ngrohjes globale, thonë shkencëtarët. Emetimet e gazeve serrë rrisin forcën, kohëzgjatjen dhe shpeshtësinë e tyre./arbresh.info/
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...