Disa pjesë të Spanjës po përjetojnë të nxehtin e tyre më të madh ndonjëherë gjatë muajit maj me temperatura mbi 40 gradë Celsius në disa vende, sipas agjencisë shtetërore të motit, AEMET.
Agjencia lëshoi paralajmërime për temperatura në 10 rajone për të shtunën, duke thënë se mund të jetë “një nga valët më intensive” të të nxehtit në vite, përcjell Telegrafi.
Qyteti i Jaén në Spanjën jugore regjistroi të premten temperaturën më të lartë të majit prej 40 gradë Celsius.
Dhe ndryshimet klimatike po i bëjnë valët e të nxehtit më të shpeshta dhe më intensive.
Moti i ngrohtë pranveror i Spanjës është rezultat i ajrit të nxehtë që vjen nga Afrika e Veriut, duke bërë që temperaturat të rriten deri në 15 gradë Celsius mbi mesataren për këtë periudhë të vitit.
Rajonet më të goditura janë Andaluzia në jug, Extremadura në jug-perëndim, Madridi dhe Castilla La Mancha në qendër dhe Aragon në veri-lindje.
Ministria e shëndetësisë e Spanjës u bëri thirrje banorëve të pinë shumë ujë dhe të qëndrojnë në vende të freskëta kur është e mundur. Ajo gjithashtu këshilloi njerëzit që të reduktojnë aktivitetin fizik.
Temperaturat gjatë natës kanë qenë gjithashtu jashtëzakonisht të larta, duke mbetur mbi 25 gradë Celsius në disa zona të premten mbrëma.
Në Jaén, temperatura minimale prej 25.9 C ishte më e larta e regjistruar ndonjëherë në Spanjën kontinentale.
Shkencëtarët thonë se valët e të nxehtit ka të ngjarë të bëhen më të shpeshta dhe më intensive në mbarë botën, me rritjen e temperaturave globale. Ndikimi i tyre gjithashtu ka të ngjarë të jetë më i përhapur. /Telegrafi/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?