Arabia Saudite ka paralajmëruar temperatura jashtëzakonisht të larta në Mekë, ku janë konfirmuar shumë viktima si pasojë e nxehtësisë gjatë Haxhit, me temperatura që kalojnë 50 gradë Celsius.
Pelegrinazhi vjetor, një nga tubimet më të mëdha fetare në botë, zhvillohet këtë vit në verë, e cila është veçanërisht e nxehtë në Arabinë Saudite.
Vetëm dje, kishte më shumë se 2.700 raste të “lodhjes nga nxehtësia”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë saudite. Temperaturat sot në Mekë, ku haxhinjtë përfundojnë Haxhin, duhet të arrijnë deri në 49 gradë Celsius.
“Sot vendet e shenjta po shënojnë temperaturat më të larta që nga fillimi i Haxhit dhe mund të arrijnë deri në 49 gradë. Ne i këshillojmë mysafirët e Zotit të mos ekspozohen në diell”, njoftoi ministria, siç raporton televizioni shtetëror.
Shërbimi Meteorologjik Saudit njoftoi në X, se temperatura në Mekë arriti në 51.8 gradë Celsius.
Ministria e Jashtme jordaneze njoftoi dje se 14 pelegrinë jordanezë kanë vdekur nga nxehtësia ekstreme dhe 17 rezultojnë të zhdukur. Irani njoftoi se pesë pelegrinë iranianë kishin vdekur, pa specifikuar shkakun e vdekjes.
Senegali njoftoi për tre pelegrinët senegalezë të vdekur. Këtë vit, Haxhi mblodhi pothuajse 1.8 milionë njerëz, nga të cilët 1.6 milionë erdhën nga jashtë, njoftuan autoritetet saudite./abcnews.al/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...