Rreth 70 persona kanë humbur jetën si pasojë e temperaturave të larta që goditën provincën e Kebekut në Kanada, javën e shkuar dhe shifra është konfirmuar tashmë nga zyrtarët e shëndetësisë.
Ministria e shëndetit tha se 34 nga viktimat ishin regjistruar në qytetin e Montrealit. Temperaturat kanë rënë që atëherë me agjencinë e ambientit që parashikon më të lartën në 27 gradë celsius dhe më të ulëtën 13 gradë celsius.
Situata sipas departamentit të shëndetësisë në Kebek është kthyer në normalitet. CBC thotë ndërkohë se morgu i Montrealit nuk kishte më vende dhe i dërgonte trupat e viktimave në një kompani funeralesh për t’i mbajtur atje gjatë valës së të nxehtit.
Sipas zyrtarëve, të gjitha viktimat e të nxehtit ishin mbi moshën 60 vjeç dhe vuanin nga sëmundje kronike. Temperaturat e larta dhe lagështia nisën në Kebek të dielën e kaluar dhe në Montreal shkuan rreth 20 gradë më të larta se mesatarja për këtë periudhë të vitit.
Me të nxehtin e madh ndërkohë po përballet edhe Kalifornia në SHBA dhe pjesë të tjera në jugperëndim të vendit, me temperatura rekord të regjistruara në Los Anxheles. Kërkesa e madhe për energji elektrike ka mbingarkuar rrjetin elektrik dhe mijëra vetë kanë mbetur pa energji./tch/
Lëndimet e shpeshta të Jamesit, flet trajneri Maresca
Vajza e Gjeneral Fadil Kodrës kandidate e Aleancës për deput...
Dermaku flet për Kosovën: Duhet të punoj fort dhe nëse jam i...
Rashica starton me Besiktasin në Europa League
Kurti në Prekaz: 28 Nëntori është datë themeltare e historis...
Asani: E kam dëgjuar që po më thërrasin mbreti i Azisë dhe n...