Google ADS

Vala e re e Covid-19: Kina do të testojë 9 milionë banorë

10:07 | 12 Tetor 2020
Trina Galanxhi

Autoritetet shëndetësore kineze do të testojnë 9 milionë banorë në qytetin linor të Qingdao, pasi këtë javë shpërtheu vala e re e koronavirusit në vend.

Njoftimi ka prishur ‘rehatinë’ e Kinës, e cila kishte dy muaj pa transmetuar as edhe një rast të vetëm me Covid-19, shkruan AP, transmeton portal arbresh.info

Udhëheqësia në Kinë ka hapur kufijtë për udhëtime dhe biznes, megjithatë ende monitoron udhëtarët dhe vizitorë për shenja të infeksionit.

Kina, ku filloi pandemia në dhjetor, ka raportuar 4,634 vdekje dhe 85,578 raste, plus nëntë raste të dyshuara që ende nuk janë konfirmuar.

Qingdao është një port detar dhe seli për kompani të mëdha , duke përfshirë Haier, një prodhues i madh pajisjesh dhe birraria Tsingtao. Qeveria nuk dha asnjë tregues nëse rastet e fundit kishin kontakt me udhëtime apo tregti.

Udhëtarëve që mbërrijnë nga jashtë në Kinë u kërkohet ende të bëjnë një karantinë 14-ditore./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme