Vala e arrestimeve në Arabinë Saudite, vetëm fillimi

21:51 | 6 Nëntor 2017
Arbresh.info

Arrestimi i dhjetëra figurave mbretërore saudite, ministrave e afaristëve është vetëm fillimi i arrestimeve kundër-korrupsionit, ka thënë prokurori i përgjithshëm.

Sheikh Saud Al Mojeb ka lëshuar një deklaratë ku përshkruan ndalimet si “vetëm fillim të procesit vital për të çrrënjosur korrupsionin kudo që ekziston”, raporton BBC, transmeton portali arbresh.info

Lajmet e pastrimit të biznes dhe udhëheqësjes politike në Arabinë Saudite dolën në pasditen e së dielës.

Ky veprim është parë si fuqizim i pushtetit të princit të kurorës Mohammed bin Salman.

Një komision i anti-korrupsionit që udhëhiqet nga princi i kurorës, 32 vjeç, urdhëroi ndalimin e 11 princave, katër ministrave dhe dhjetëra ish-ministrave. Biznesmeni miliarder i njohur ndërkombëtarisht Al-Waleed bin Talal është raportuar të jetë ndër ata që po mbahen nga autoritetet./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme