Hebrenjtë në Europë janë më të shqetësuar se kurrë përballë valës së antisemitizmit që kur konflikti në Lindjen e Mesme po minon përpjekjet e BE-së, sipas një studimi të publikuar sot.
Sipas këtij raporti të Agjencisë së BE-së për të Drejtat Themelore (FRA) me seli në Vjenë, Austri, “96% e tyre” kishin hasur fenomenin “online” ose në jetën e tyre të përditshme në 12 muajt para anketës.
Shumica dërrmuese mendojnë se situata është përkeqësuar vitet e fundit, megjithëse përgjigjet i referohen periudhës “para sulmeve nga Hamasi në tetor 2023 dhe luftës në Gaza”.
Në këtë kontekst, 76% e hebrenjve u përgjigjën se”herë pas here e fshehin identitetin e tyre në Europë. Kjo është veçanërisht e vërtetë në Francë, ku 83% e bëjnë këtë.
Pas luftës që shpërtheu midis Izraelit dhe lëvizjes palestineze Hamas, situata është bërë edhe më e zymtë.
“Pasojat nga konflikti po dëmtojnë përparimin e fituar me vështirësi dhe kjo u pa pas miratimit të strategjisë së parë të Europës kundër semitizmit në 2021 me një “rritje spektakolare” të incidenteve.
Në Francë , 74% e hebrenjve besojnë se konflikti ka një ndikim në ndjenjën e pasigurisë që ata përjetojnë, përqindja më e lartë në mesin e vendeve të anketuara, ku 62% thanë se ndjehen njësoj krahasuar me vetëm 9% në Hungari.
FRA, një agjenci e BE-së, dërgoi një pyetësor online midis janarit dhe qershorit 2023 për afro 8,000 hebrenj, mbi 16 vjeç, që jetojnë në 13 shtete që përbëjnë 96% të popullsisë hebreje të bllokut.
Ky është sondazhi i tretë mbi këtë temë pas atyre në 2013 dhe 2018.
Sipas gjetjeve të sondazhit, “stereotipi negativ” i dëshirës që hebrenjtë “të mbajnë pushtetin, të kontrollojnë financat dhe mediat” është më i përdoruri, i ndjekur nga “mohimi i së drejtës së Izraelit për të ekzistuar si shtet”.
Në 4% të rasteve, të anketuarit thanë se kishin përjetuar sulme fizike krahasuar me 2% në 2018. Dhe 60% e tyre mendonin se përpjekjet e qeverisë së tyre për të luftuar antisemitizmin nuk ishin mjaft të rëndësishme.
Në kurriz të aktiviteteve të tyre, organizatat hebraike po përballen me një barrë financiare gjithnjë në rritje për të garantuar sigurinë e tyre, të cilën shpesh duhet ta menaxhojnë vetë./abcnews.al
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...